Filmi “Shok” hyn në histori, edhe pse s’fitoi Oskar - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Filmi me metrazh të shkurtër “Shok” nuk arriti të fitonte një Oskar, por drama e konfliktit bëri histori si filmi i parë i xhiruar në Kosovë që kandidonte për një çmim prestigjioz në Hollivud.
Nga Erjone Popova, BIRN Prishtinë

Aktorët e filmit SHOKShumë njerëz në Kosovë kanë qëndruar zgjuar deri në orën pesë të mëngjesit të ditës së hënë duke parë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, por shpresat e tyre që filmi “Shok” të fitonte çmimin për filmin më të mirë të shkurtër u thyen përfundimisht.

Filmi 21-minuta i gjatë, i bazuar në ngjarje të vërteta nga viti 1998 dhe me regji të britanikut Jamie Donoughue, ishte filmi i parë nga Kosova që kandidonte ndonjëherë për një çmim Oskar, gjë e cila presidentja Atifete Jahjaga tha se ishte një fitore në vetvete.

"Shok” është fituesi ynë,” shkroi në Facebook Jahjaga pas ceremonisë.

Në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me Ambasadorin britanik dhe shumë të rinj të Kosovës, në njërin nga lokalet e...

Pubblicato da Atifete Jahjaga su Lunedì 29 febbraio 2016

Kryeministri Isa Mustafa shprehu krenarinë e tij që filmi u prit në një mënyrë të tillë. "'Shok' bëri shumë miq për Kosovë. Bota e njohu dhe e pranoi Kosovën për atë që ajo është, një vend i i mrekullueshëm me njerëz të talentuar,” tha Mustafa.

Donoughue tha se ekipi realizues i filmit ishte i zhgënjyer, por falënderonte njerëzit e Kosovës për mbështetjen e tyre. "Ne kemi punuar shumë për të fituar Oskarin, por këtë herë s’ishte e shkruar,” tha ai.

Filmi tregon sesi konflikti me forcat serbe ndikon në jetën e dy djemve 12-vjeçarë dhe tensionet që ky konflikt shkakton në miqësinë e tyre.

Donoghue tha për BIRN në një intervistë muajin e kaluar se ai donte të eksploronte një periudhë të rëndësishme në histori që ai ndiente se nuk ishte dokumentuar si duhet. "Shumë njerëz nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur në rajon dhe mësimet nga konfliktet e kaluara (dhe të tanishëm) nuk janë mësuar ende,” tha ai. "Për më tepër, doja të tregoja një histori njerëzish të thjeshtë, të cilët janë viktimat e vërteta të luftës, si edhe të eksploroja se si një komb mund të rindërtohet pozitivisht dhe të ecë përpara,” shtoi.

Ambasadori anglez në Prishtinë, Ruairi O’Connell, e pa ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar bashkë me presidenten Jahjaga dhe përgëzoi realizuesit e filmit që treguan një histori të rëndësishme. “Ju përgëzoj për arritjen e madhe për krijimin e një filmi si “Shok”, i cili i tregoi botës një ide të jetës në Kosovë në vitin 1998.” Tha O’Connell.

Çmimin Oskar për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër e fitoi filmi irlandez “Stutterer”.

Reporter.al