Filmi “Tirana viti 0”, më 21 korrik në Terni - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Shoqata Il Pettirosso me kontributin e Krahinës së Umbrias, me mbështetjen e minibashkisë Terni Sud dhe patronazhin e Komunës së Ternit, organizon në korrik shfaqjen e katër filmave të huaj në gjuhë origjinale me titra në italisht. Iniciativa, me titull Mondovisioni, realizohet për të prezantuar krijimtarinë e vendlindjeve të emigrantëve, që qytetarët e Ternit të njohin diçka më shumë për ta, por edhe thjesht për të kaluar një mbrëmje ndryshe nga të tjerat. Shqipëria do të prezantohet me filmin Tirana viti 0 të regjisorit Fatmir Koçi. Filmi do të shfaqet të enjten më 21 korrik, në orën  21.00 në Giardino dell'ex-circoscrizione Ferriera, Via Premuda 6, Terni.

Filmat e tjerë të iniciativës Mondovisioni  janë Filantropica, film rumun (14 korrik), I am, film hindi (28 korrik). Më 6 korrik është shfaqur filmi Il sangue verde, me regji të Andrea Segre-së që rrëfen historinë e emigrantëve të Rosarnos.

Tirana viti 0 (film i vitit 2001)

Pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, 23 vjeçari Niku jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, Niku është në kërkim të punës por ndien se gjendet mes kaosit dhe vrasjeve. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit. Po ashtu edhe Klara, e dashura e tij, e cila ikën në Paris. Pas një historie të hidhur familjare, Klara kthehet për të kërkuar Nikun dhe të dy pushtohen nga ideja se mund të duhen vetëm në vendin e tyre.

Regjia: Fatmir Koçi, Skenari: F. Koçi, Reinzi Brandner, Producent: Cine Sud Promotion, Koci Production, Alexis, Film QKK , Muzika: Artem Denisov.  Aktorët: Nevin Meçaj, Ermela Teli, Rajmonda Bulku, Robert Ndrenika, Behar Mera,  Birce Hasko, Lars Rudolph, Juli Hajdini, Nigda Dako, Vladimir Metani, Artur Gorishti,   Monika Lubonja, Gëzim Rudi, Fatos Sela, Jorida Meta.

http://www.youtube.com/watch?v=OH1-HyC3Qwc

embed video plugin powered by Union Development