Fjalë dhe muzikë nga toka shqiptare në Torino - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Shoqata kulturore italo-shqiptare Vatra, në kuadrin e manifestimit “Integrimi nuk bie nga qielli” organizuar nga Instituti Goethe dhe Bibliotekat e qytetit të Torinos, të martën më 27 Prill 2010 në orën 18.30, në Mood Libri & Caffè në Via Cesare Battisti, 3/E, Torino organizon mbrëmjen artistike “Fjalë dhe Muzikë nga Toka Shqiptare”.

vatra-torino.gifProgrami parashikon leximin e pjesëve të zgjedhura të autorëve shqiptarë, që kanë botuar libra në gjuhën italiane, nga ana e të rinjve shqiptare që jetojnë në Torino dhe i përkasin brezit të dytë të emigracionit. Leximet do të shoqërohen me muzikë të autorëve shqiptarë dhe të huaj të ekzekutuar nga artistet Eriola Gripshi (violë) dhe Lizabeta Soppi (violinë). Gjatë mbrëmjes do të prezantohen për publikun e pranishëm edhe disa poezi të pabotuara të shkrimtarit të ri dhe të talentuar torinez me origjinë shqiptare Edvin Kukunja, nga vetë autori.

Veprimtaria zhvillohet në kuadër të manifestimit “Integrimi nuk bie nga qielli” (l’Integrazione non piove dal cielo), organizuar nga Instituti Goethe në Torino, Bibliotekat e qytetit të Torinos, Bashkia e Torinos, shoqata “Il Nostro Pianeta” dhe partnerë të tjerë. Nisma zhvillohet me mbështetjen e Krahinës Piemonte në kuadër të Y-our time/Torino 2010 Kryeqyteti Europian i të Rinjve.

Programi i mbrëmjes

- Prezantimi i mbrëmjes nga Vatra, Il Nostro Pianeta dhe Bibliotekat e Qytetit të Torinos

- Lexime të pjesëve të zgjedhura nga veprat e shkrimtareve shqiptare Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi

- Duet violinë-violë nga Eriola Gripshi & Lizabeta Soppi: Sonata e Arcangelo Corelli-t: grave, andante, adagio, corrente, giga; Cesk Zadeja: “Zoga dhe Shpendi”

- Prezantimi i poezive të shkrimtarit Edvin Kukunja

Vendi i takimit: Mood Libri e Caffè

Via Cesare Battisti, 3/E, Torino

(linee GTT: 13-15-18-55-56-61-68)

Hyrja është e lirë

Për informacione të mëtejshme:

Benko Gjata cell. +39 339 3376951 / e-mail: vatra@hotmail.it

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh shqiptarë dhe italianë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë italiane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë. Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qendrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë.

integrazione-non-piove-dal-.gifIntegrimi nuk bie nga qielli

Integrimi i të rinjve të huaj është një sfidë e madhe për të ardhmen e të gjitha shteteve europiane. Të paktën një e treta e të rinjve që jetojnë sot në Europë vjen nga familje të huaja. Organizimi demokratik i formave dhe mënyrave të përqasjes ndaj dijes dhe kulturës është aspekti më i rëndësishëm i këtij procesi, që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë.

Biblioteka publike është një nga institucionet demokratike më të rëndësishme të dijes. Po në ç’mënyrë mund t’u përgjigjet ajo sfidave të reja që vijnë, nga njëra anë nga teknologjitë e reja të prodhimit dhe të përcjelljes së njohurive, dhe nga ana tjetër nga rritja e dallimeve kulturore? Si mund të bëhet biblioteka një vend integrimi mes brezave dhe kulturave? Ç’rol i përket fjalës, shkrimit dhe leximit?

Kjo nismë ka si synim t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve përmes mundësimit të përballjes me njëra tjetrën të disa përvojave europjane. Do të prezantohen dhe do të diskutohen praktika sociale dhe artistike, si edhe politika ndërkulturore brenda dhe jashtë bibliotekave, që i shikojnë të rinjtë jo vetëm si objekt, por mbi të gjitha si protagonistë të integrimit të mundshëm.

Benko Gjata cell. +39 339 3376951 / e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.