Fotografja Linda Vukaj çon tokat e Verdit në Brazil - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Hapet në Brazil ekspozita fotografike e Linda Vukajt me titullin “Terre Verdiane”

Në qytetin brazilian të Belo Horizonte është hapur prej pak ditësh ekspozita e fotografes shqiptare Linda Vukaj me titullin "Toka Verdiane – fragmente jete dhe pasioni në tokat verdiane”. Ekspozita është organizuar ë kuadrin e aktivitetit “Momento Italia-Brasile 2011-2012”.

Në reportazhin prej 50 fotografish bardhë e zi, fotografja e talentuar me origjinë nga Durrësi ka fiksuar përditshmërinë e vendeve ku ka kaluar fëmijërinë, rininë dhe vitet e krijimtarisë së tij të gjatë kompozitori Giuseppe Verdi. Në objektivin e fotografes mjegulla, një biçikletë, një turmë zogjsh në horizont, por edhe portrete të moshuarish që luajnë deri vonë me letra nëpër bare e sheshe,  ku duket sikur në çdo çast dëgjohen tingujt e pavdekshëm të Verdit.

Linda VukajLindja Vukaj ka ndërprerë studimet në Universitetin e Tiranës, dega Fizikë, gjatë periudhës së rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991. Pas transferimit në Padova, ka vazhduar dhe përfunduar studimet për metodologji Fizike pranë Fakultetit të Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrore në Parma ku sot jeton. Merret me projektimin e siteve, por puna e përditshme dhe angazhimi me fëmijët nuk e pengojnë në pasionin e saj. Dy aparatet Nikon F60 dhe Nikon D80 janë gjithnjë gati të kapin copëza jete, portrete, peizazhe nga më të ndryshmet.

Ka ekspozuar fotot e saj jo vetëm në Itali por edhe në Manhathan (Neë York, USA), në Sudosteuropa Institut (Berlin), në Galerinë Kombëtare të Kosovës (Prishtinë), etj. Në Kosovë Linda Vukaj ka fituar çmimin "Gjon Mili", çmim ndërkombëtar që mban emrin e fotografit të shquar shqiptaro-amerikan.

Lexo edhe: Linda Vukaj: “Pezull mes dy botëve”