Fucecchio. Përfaqëuesja shqiptare fiton turneun e popujve në futboll - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Edicioni i katërt i turneut të futbollit u fitua dje nga “kombëtarja” shqiptare që mundi në finale Marokun, skuadër ndaj të cilës fitoi edhe në grupin eliminator

Turneu i popujve - Shqiperia fituese

Romë, 28 maj 2012 – Ndryshe nga tre vitet e shkuara, kur në fund të turneut të Popujve të futbollit në Fucecchio festonin senegalezët, dje, pas barazimit 1-1 dhe fitores ndaj Marokut 7-6 me penallti, festën e kanë merituar shqiptarët.

Në edicionin e tij të katërt, Turneu i Popujve është kthyer në një takim të rëëndësishëm për shoqatat që marrrin pjesë e për komunën e Fucecchio-s që me drejtoritë e sportit dhe politikave shoqërore, promovon aktivitetin prej vitit 2009.

Për të parën herë këtë vit shkallët më të larta të podiumit nuk zihen nga Senegaleët, fitues absolutë të re edicioneve të para. Gjastë skuadrat pjesëmarrëse luajtën fillimisht në dy grupe eliminatore, nga të cilat u kualifikuan Senegali e Rumania nga Grupi A dhe Shqipëria e Maroku nga Grupi B.

Në gjysmë finale, ndërsa Senegali u mund nga Maroku me penallti, pas ndeshjes së përfunduar pa gola, Shqipëria mundi Rumaninë me rezultatin e thellë 4-1.

Ndeshja finale, mes Marokut e Shqipërisë ka qenë e ekuilibruar deri në fund dhe u mbyll me barazimin 1-1. Pas një serie të gjatë penalltish, përfaqësuesja e Shqipërisë ka fituar 7-6 duke kënaqur sportdashësit e shumtë shqiptarë që e ndoqën në shkallët e stadiumit.

Tabela e rezultateve:

Eliminatoret

Grupi A

Senegal - Itali 3-0

Rumani - Senegal 2-2

Romani - Itali 2-1

Senegal 4 punti

Romania 4 punti

Italia 0 punti

Grupi B

Shqipëri - Marok 1-0

Marok - Pjesa tjetër e Botës 2-0

Shqipëri - Pjesa tjetër e Botës 0-0

Shqipëri 4 punti

Marok 3 punti

Pjesa tjetër e Botës 1 punto

Gjysmëfinale

Marok-Senegal 0-0 (4-3 me penallti)

Shqipëri - Rumani 4-1

Finale

Shqipëri - Marok 1-1 (7-6 me penallti)