Gjakmarrjet shqiptare në kinematë italiane - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Nga 29 gushti vjen në kinematë italiane filmi “Falja e gjakut” i regjisorit amerikan Joshua Marston, i xhiruar në Shqipëri me aktorë shqiptarë. Filmi është vlerësuar me çmimin për skenarin më të mirë në Berlinalen e vitit 2011

Më në fund nga 29 gushti del në kinematë italiane filmi “Falja e gjakut” (titulli në origjinal "The Forgiveness of Blood", ndërsa ai italian “La Faida”)  i regjisorit amerikan Joshua Marston.

Filmi trajton temën e gjakmarrjes në Shqipërinë e  ditëve të sotme dhe përballjen e brezit të ri me këtë fenomen. “Falja e gjakut” është film i realizuar me fonde të pakëta e fryt i një bashkëpunimi ShBA/Shqipëri/Itali dhe në kinematë italiane shpërdahet nga shtëpia e filmit Fandango. Është drejtuar nga regjisori Joshua Marston, i njohur për veprën “Maria Full of Grace”, triumfues në Festivalin e Sundance dhe në Festivalin e Berlinit në vitin 2004 si vepra më e mirë e parë e këtij regjisori.

Edhe “Falja e gjakut” është vlerësuar në Berlinalen e vitit të shkuar për skenarin që është i Marstonit dhe i Andamion Murataj, ky i fundit është edhe producenti shqiptar me shtëpinë e tij filmike “Lissus Media”.. Filmi është xhiruar në Shqipëri dhe ka të gjithë aktorët shqiptarë. Ndër interpretuesit shquhen Tristan Halilaj në rolin e Nikut, Refet Abazi (Marku, babai i Nikut), Sindi Lacej (Rudina), Ilire Vinca Celaj (Drita).

Lexo edhe: Gjakmarrjet shqiptare në Berlinale

Trailer:

" width="540">

 

embed video plugin powered by Union Development