Grupi i valleve "Shqiponjat", tradita të trashëguara - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Nga Tropoja për të kercyer ne Itali dhe ne Europe

Pershendetje lexues dhe miq te Shqiptarit te Italise. Deshiroj te bashkendaj me ju emocionet dhe krenarine qe kam ndjer kur ky grup nga Tropoja qe banojne ne Lecco dhe ne Bergamo erdhen ne nje darke etnike ketu ne Legnano.

Megjithese i kisha njohur edhe ne disa raste tjera, por kjo mbremje ishte pak me ndryshe ngaqe ishte organizuar nga shoqatat italiane dhe shkollat e italishtes per te huaj. I falenderoj qe pranuan ftesen duke bere nje shfaqe te mrekullueshme me veshje kombetare nga Veriu i Shqiperise duke kaluar nga Tirana e deri ne Jug. Ashtu ishin edhe vallet: nga ajo e Tropojes, Kukësit dhe deri te Pogonishtja qe e kercen tashme gjithe Shqiperia.

Punojne pa u lodhur dhe me sakrifica po me thoshte znj. Drita Qokaj, mesuese dhe drejtuese e grupit i cili ka tashme dhjet vite eksperience pune mbi shpatulla ne veçanti ne Veri te Italise por kane nje kalendar datash shume te ngjeshur me takime deri me Zvicer, Austri dhe Gjermani. Kur rastis qe me pyesin per ndonje grup artistesh qe te perfaqesojne vendin tone mendja me shkon drejt e te ky grup valltaresh sepse sipas mendimit tim me mire se ato nuk gjihet tjeter ne keto ane sot. Keshtu qe para pak ditesh i kishim ketu ne Legnano, kurse sot jemi ne Pero (Mi), ne Festen e Popujve 2016 te organizuar nga Komuniteti i Migranteve te kesaj komune, Komuniteti Gjon Pali II, dhe si dhe Komuniteti Baritor i Imigranteve. Ne veçanti kete rralle dua te falenderoj per ftesen znj. Shaqe Makaj e cila ben pjes tashme dhe ndihmon ne keto organizime ne zonen ku banon.
Ju kerkoj te gjithëve nese me lejoni, nje bashkëpunim sidomos mes nesh shqiptaresh pa dallim ne zonen e Lombardise sepse ka ardhur koha sot me shume se kurrë te tregojme fytyren e vertetë te emigracjonit shqiptar pas 25 viteve, gjitashtu vlerat e vendit tone, traditat e bukura unike ne bote.

Faleminderit dhe ju presim sot pasdite ne Pero!

Nga Aleks Vulaj, Legnano