Hapet panairi i librit “Ulqin 2011” - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Për të 11-tin vit rresht Ulqini mbledh 50 shtëpi botuese nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja në panairin e librit në gjuhën shqipe

Mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Bosnja marrin pjesë në panairin e Librit “Ulqini 2011” që u hap mbrëmjen e 25 në Ulqin, qytetin bregdetar të Republikës së Malit të Zi, i banuar nga 40 mijë banorë, shumica  shqiptarë, po ku jetojnë edhe malazezë, boshnjakë dhe  romë.

Ministrja e Shkencës dhe Teknologjisë së Malit të Zi, Sonja Vllehoviç, zëvendës ministrja e MTKRS-së së Shqipërisë Suzana Turku dhe ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi deklaruan të hapur këtë edicion, në prani të disa qindra të pranishmëve, pjesa më e madhe e të cilëve pushues që mbipopullojnë qytetin e vogël bregdetar në këtë periudhë të vitit.  Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, udhërrëfyes turistikë dhe harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj, janë paraqitur para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj. 

Panairi i librit shqip, tashmë një eveniment i zakonshëm prej 11 vjetësh, cilësohet si një faktor që ndihmon në integrimin e kulturës shqiptare. "Ulqini është konsoliduar tashmë si një nga qendrat kyçe të rajonit që bashkon në më shumë se një dekade kulturat e vendeve pjesëmarrëse. Për t'u shënuar është se panairi, një iniciativë e botuesve shqiptarë, është mbështetur gjithherë nga kryetari vizionar i qytetit të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga", tha për ATSH-në, Irena Toçi, përfaqësuese e Shoqërisë së Librit Shqip.

Duke përshëndetur çeljen e panirit të librit shqip, Gëzim Hajdinaga tha se “11 vite më parë, kur u organizua për herë të parë ky panair në Ulqin ishte e vështirë, por ishim të sigurt se ai do të shndërrohej në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë rajonin”. “Sot, vijoi ai, në edicionin e tij të 11-të kjo gjë konfirmohet plotësisht”.

Ai përmendi me këtë rast personalitetet më të larta politike dhe kulturore që kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në këto 11 vite të panairit, duke shprehur besimin se ky aktivitet do të vazhdojë të jetë një traditë e bukur për qytetin Ulqinit. Përgjatë shëtitores së plazhit të vogël, ku tradicionalisht ngrihen stendat e panairit veror, janë ekspozuar rreth 5000 tituj libra, tituj te rinj të të gjitha gjinive. Nuk mungojnë në këtë edicion librat e autorëve më të mirë shqiptarë Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Zija Çela, Ben Blushi, Diana Çuli, Flutura Açka, Viktor Canosinaj etj., dhe të huaj si Paulo Coelho, L.Gauillant, Musso, Ugo Ricarelli, Alberto Bevilacqua, Raffaele Nigro, Orhan Pamuk, N. Sparks etj.

Është traditë e panairit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu në vitet e kaluara shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Luan Starova, sikundër kanë marrë pjesë dhe autoritete të larta të dy vendeve. Në këtë edicion, si i ftuar special nga fusha e kulturës është studiuesi Bajram Kosumi, ish- kryeministër i Kosovës, për veprën e të cilit sot organizohet një mbrëmje e veçantë.

Qyteti i lashtë bregdetar

I dyzuar mes lartësisë që ofron relievi i tij shkëmbor dhe butësisë së krijuar nga bregu i detit, Ulqini, qyteti i lashtë ilir, shtrihet nga Kepi Mendrës në veri, deri ku lumi Buna derdhet në Detin Adriatik.
Është konsideruar si një nga qytetet më të vjetër të pellgut të Adriatikut dhe për shkak të pozitës së tij gjeografike, që nga parahistoria e deri në fund të shekullit të XIX, ai ka qenë i joshur nga shumë pushtues. Disa kanë qëndruar gjatë në këtë qytet, disa më shkurt, por të gjithë kur vizitonin Ulqinin duket se kanë lënë gjurmët e tyre.

Pjesë e perandorisë romake, më pas e asaj bizantine, në shekujt XII-XIV, pjesë e perandorisë Serbe, kohë nga e cila kanë mbetur shumë kisha, Ulqini u mor nga Venedikasit në vitin 1415.
Historikisht banorët e këtij qyteti kanë qenë të lidhur me aktivitetin e tyre si detarë, tregtarë dhe zejtarë. Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1880, Ulqini me periferitë e tij deri në lumin Bunë, iu bashkua Malit të Zi, një republikë e vogël e përbërë nga 650.000 mijë banorë. Pikërisht, në atë periudhë njihen edhe shpërnguljet më të mëdha të ulqinakëve drejt qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj. 
Sipas të dhënave historike, rreth 81 trungje familjesh migruan nga Ulqini, ndërkohë që bombardimi i vitit 1944 shënoi një migrim të dytë të madh nga Ulqini drejt Shkodrës. Për mbi 40 vjet, ulqinakët që jetonin në Shkodër nuk mund të shkonin në vendlindjen e tyre dhe qyteti i tyre u kthye për ta në një gojëdhënë të ndaluar.
I njohur në antikitet me emrin ''Colchinium'' dhe më pas i përmendur nga historiani romak Tito Livio me emrin Olcinium, sipas shumë gjasave, Ulqini mendohet të jetë banuar nga banorë që i takonin fisit ilir të labeatëve, që shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur Liqeni i Labeatëve.

Ai mori pamjen që ka ka sot, si një qytet-plazh buzë detit Adriatik, rreth viteve '70, kur udhëheqësi jugosllav, Tito, kreu një sërë investimesh në këtë zonë.
Banorët tregojnë se edhe shtëpitë e vendosura në kalanë e Ulqinit, ku janë gjetur gjurmët më të lashta të këtij qyteti, u rehabilituan pikërisht në atë periudhë. Të veshura me rrasa guri gri, ato duken mëse të mirëmbajtura. Ndërsa një shoqatë është krijuar enkas për të mbrojtur këtë pasuri, ku si vlerë vërtet e rrallë konsiderohet një beden ilir, i gjetur në shtresat e thella të platesë së kalasë.
Në një bllok guri, i ruajtur në bedenin mesjetar, i cili dominon mbi gjirin dhe Molon e Ulqinit, figuron ende një reliev me konture primitive dhe arkaike, që sipas historianëve, paraqet perëndinë lokale të detit, apo zotin ilir të detit si mbrojtës të qytetit bregdetar.

Por, që kur u pushtua për herë të parë nga turqit në vitin 1393, ai hyri në sferën e ndikimit orientolo-islam dhe nën këtë ndikim u themeluan shumë objekte fetare. 
I konsideruar si një plazh shkëmbor, por edhe ranor, (plazhi i Madh rreth 13 kilometra i gjatë), përgjatë shumë viteve në Ulqin pushonin kryesisht shqiptarët e Kosovës dhe më pak të Maqedonisë.
Rreth 10 vite më parë, Ulqini filloi të preferohej dhe të vizitohej edhe nga shqiptarët e Shqipërisë, të cilët vitet e fundit shënuan pikun e preferencës së tyre për të kaluar pushimet në këtë qytet, dikur 'mollë e ndaluar' për shqiptarët.      

Por, nuk janë të paktë shkodranët e vendosur këtu në Ulqin. Dikush është martuar, dikush është punësuar, dikush ka hapur ndonjë tregti. Në baret e pafund buzë detit në klubet e natës shumë artistë shqiptarë interpretojnë këngë tradicionale të Shqipërisë, këngë tipike të Kosovës, këngë tradicionale të kësaj zone. 
Në maj të vitit 2006 në një referendum, rreth 55,4% votuan pro pavarësisë së Malit të Zi duke shënuar shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë dhe njëherazi edhe pavarësinë e Malit të Zi, ku jetojnë veç shqiptarëve dhe malazezëve, dhe boshnjakë dhe romë etj.

Aktualisht, Ulqini banohet nga rreth 40 mijë banorë dhe mbi bazë të statistikave llogaritet që mbi 7% të jenë shqiptarë.