“Heart Quake”, historia e nënës kosovare, fiton ViaEmiliaDocFest - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Heart Quake, filmi i zviceranit Mark Olexa fiton çmimin e parë të “ViaEmiliaDocFest”, festivalit online të Dokumentarit

Romë, 30 nëntor 2011 – Heart Quake, historia e Shpresës, nënës kosovare që bën çmos për një të ardhme më të mirë për bijtë e saj, e rrëfyer nga regjisori zviceran Mark Olexa, është vlerësuar dokumentari më i mirë i festivalit online të Dokumentarit, “ViaEmiliaDocFest”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të organizuar në Modena më 26 nëntor, juria cilësore vendosi kështu, t-i jepte çmimin e saj dokumentarit të regjisorit të ri për “aftësinë e rrallë të rrëfimit nga brenda të një historie tragjike dhe të fortë, me tension të vazhdueshëm”. Çmimi cinemaitaliano.info iu dha Michela Occhipinti-t për filmin “Lettere dal deserto. Elogio della lentezza”.

Filmi Heart Quake

Filmi rrëfen historinë e Shpresës, 26 vjeç, që jeton me  pesë fëmijë në një fshat të humbur të Kosovës. Analfabete dhe e izoluar, ajo dhe i shoqi nuk kuptojnë sa e rëndë është sëmundja që ka djali i tyre me sindromën down. E vetmja rrugë shpëtimi për fëmijën, që vetëm pak muajsh lufton mes jetës dhe vdekjes,  është spitali milanez Niguarda. Udhëtimi i Shpresës dhe i të voglit Shpëtim do të ndiqet nga ASVI, shoqatë italiane vullnetarësh. Mes pritjes rraskapitëse dhe ndjenjës së çrrënjosjes për qëndrimin në një qytet të madh krejt ndryshe nga fshatrat kosovarë, Shpresa për pak çaste do të kthehet në një grua të lirë që lufton kundër xhelozisë së burrit.

Heart Quake - Trailer

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development