Ibrahimi paraqet librin e saj të fundit në Torino - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Takim me shkrimtaren Anilda Ibrahimi
8 tetor 2010, ora 19.00
Biblioteca civica Villa Amoretti
Corso Orbassano, 200 - 10137 Torino
Tel. (+39) 0114438604/5

Të premten më 8 tetor 2010 në orën 19.00, në bibliotekën torineze “Villa Amoretti” në Corso Orbassano 200, shkrimtarja Anilda Ibrahimi paraqet romanin e saj “L’amore e gli stracci del tempo” (Einaudi, 2009). Drejton takimin Benko Gjata, gazetar.

Gjatë mbrëmjes, leximi i pjesëve të zgjedhura nga libri do të shoqërohet nga muzikë e Dvoràk, Schubert, Shostakovich, Piazzolla e Jakova, të interpretuara nga kuarteti italo-shqiptar “Obligato”, i përbërë nga muzikantët Leonard Simaku (violinë), Elton Tola (violinë), Eriola Gripshi, (violë) e Matilda Colliard, (violonçel).
Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të mund të vizitojnë ekspozitën e artistit të ri shqiptar Ermal Rexhepi që studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino.
Mbrëmja do të mbyllet me një koktej me specialitete të kuzhinës shqiptare të shoqëruara nga verë të krahinës së Piemontes.

L'amore e gli stracci del tempoVeprimtaria, e organizuar nga Bibliotekat e qytetit të Torinos në bashkëpunim me shoqatën kulturore italo-shqiptare Vatra dhe shtëpinë botuese Euinaudi, është realizuar me patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Romë, të Federatës së shoqatave shqiptare, italo-shqiptare dhe arbëreshe të Piemontes, të shoqatës kulturore Shkodra Life dhe të zyrës së përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino.

Për informacione:
Benko Gjata
Associazione Culturale Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12, 10123, Torino
cel. +39 339 3376951
fax +39 011 6060412
e-mail vatra@hotmail.it

Lexo edhe: Anilda Ibrahimi: “Italisht, por me temë shqiptare”

e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.