Java e Kulturës shqiptare në Trieste, falë studentëve të ASAT - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

11-15 tetor 2011 – Trieste

ASAT, shoqata e studentëve shqiptarë në Trieste në bashkëpunim me IPSIA (Instituti për Paqe, Zhvillim e Novacion Acli) organizon nga data 11 deri më 15 tetor 2011 “Javën e kulturës shqiptare” e cila përmbledh: një konferencë mbi Shqipërinë dhe Kosovën: “Një jetë në migrim” (13 Tetor 2011), dhe një shfaqje teatrale nga shoqata Dora e Pajtimit e Milanos e titulluar “Fëmijët e ngujuar” në Teatrin Fabbri.

Konferenca: Një jetë në migrim

E enjte, 13 tetor 2011 në orën 17.00 - Aula Magna e Godinës qendrore pranë Universitetit të Studimeve të Triestes, Piazzale Europa, 1 - Trieste

Konferenca “Një jetë në migrim” e cila trajton në mënyrë të detajuar fenomenin e migracionit të popullit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë me pjesëmarrjen e të ftuarve nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Qëllimi i konferencës është të analizojë fenomenin e migrimit të Shqipërisë dhe Kosovës, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë procesit të integrimit gjatë viteve në shoqërinë italiane.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm:

  • z. Adri Nurellari,opinionist nga Shqipëria, “Historia e regjimit komunist në Shqipëri dhe shkaqet e emigracionit shqiptar në Itali”
  • sh. z. Ibrahim Makolli,Ministër i Diasporës, “Historia dhe synimet e Kosovës”
  • Valon Halimi nga Kosova, përgjegjës në IOM (International Organization for Migration), “Shkaqet e emigracionit të shqiptarëve të Kosovës”
  • Mauro Platè, koordinator i projekteve mbi Shqipërinë (IPSIA) - “Bashkëpunimi mbi zhvillimin Italian në Shqipëri dhe ndërhyrjet e sistemit ACLI“
  • Cristiana Paladini, sociologe - Universiteti Lumsa, Roma - “Migrimi i kthimit në Shqipëri”, një kërkim shkencor kualitativ “Le migrazioni di ritorno in Albania: una ricerca qualitativa”
  • Annagrazia Faraca“Shërbimi civil dhe kampet e vullnetarëve në Shqipëri: përshkrime, imazhe, eksperienca

Do të jenë të pranishëm edhe autoritete diplomatike të Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Konferenca do të drejtohet nga gazetari Gianpaolo Sarti

Shfaqja teatrale: “Fëmijët e ngujuar”

E Premte 14 Tetor 2011 në orën 20:30 - Teatri Fabbri në Via dei Fabbri, 2/a - Trieste

Shfaqja teatrale “Fëmijët e ngujuar” trajton temën e gjakmarrjes e bazuar mbi Kanunin, në veçanti përqendrohet te fëmijët e prekur nga pasojat e gjakmarrjes e cila mbizotëron akoma në veri të Shqipërisë. Fëmijët janë të ngujuar në shtëpitë e tyre dhe jetojnë në pamundësi për të shkuar në shkollë, viktima të pafajshme që nuk gëzojnë asnjë të drejtë. Qëllimi i shfaqjes është një finale pozitive drejt së ardhmes, me shpresë që ky fenomen i hidhur të mos ekzistojë më në ditët e sotme, kjo falë paqes dhe faljes së gjakderdhjeve të paimagjinueshme dhe thellësisht të padrejta.

Për informacione të metejshme:www.asatrieste.it

In italiano: Settimana di cultura albanese a Trieste, grazie agli studenti di ASAT