“Kampion bote nga Asgjëja”, filmi i Pepos në festivalin e filmave sportivë në Milano - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Nga 28 tetor deri më 2 nëntor zhvillohet në Milano Festivali 29-të i Filmave dhe Programeve televizive sportive (FICTS).

Në Festival konkurron  edhe filmi dokumentar shqiptar “Kampion Bote nga Asgjëja”, me regji të Ylli Pepos dhe skenar të Ahmet Shqarrit. Ai do të shfaqet për të parën herë ditën e diel më 30 tetor 2011, në orën 16.30, në Sallën e Kolonave të Palazzo Giureconsulti, via Mercanti nr. 2  të Milanos (hyrja është falas). Filmi tregon për një kampion të ri të botës në peshëngritje dhe për qytetin e tij, Peqinin, që shihet për herë të parë në  ekran me vlerat, misteret dhe njerëzit e tij.

Në festival do të ketë 150 projektime filmash dhe programesh televizive, 8 kuvende, 2 workshop, 4 ekspozita, 4 evenimente 2 konferenca shtypi. Festivali mbyllet më 2 nëntor me ndarjen e 25 çmimeve të ndryshme gjatë një ceremonie që do të mbahet në Palazzo Marino.

Për më shumë information: www.sportmoviestv.com

http://www.youtube.com/watch?v=W7vEImu4-9A

embed video plugin powered by Union Development