Kombëtarja betohet mbi flamurin kuqezi para qindra tifozëve - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Kombëtarja e drejtuar nga De Biasi po përgatitet në Treviso për ndeshjen e radhës me Danimarkën. Këtu u ka hapur dyert tifozëve kuqezinj, që dje kanë shkuar me qindra nga e gjithë krahina e Venetos për të ndjekur seancat e stërvitjes, për të mbështetur e për t’u uruar fitore idhujve të tyre.

Dhe lojtarët kuqezinj i kanë shpërblyer duke bërë një lloj “betimi” tejet të veçantë para tyre. Ata kanë autografuar të gjithë një flamur shqiptar, duke thënë se do të mbajnë atë me vete si “hajmali” në dy ndeshjet eliminatore të muajit shtator. Më parë, një gjë të tillë futbollistët kishin zakon ta bënin me një fanellë të kombëtares, apo një top, por kësaj here zgjedhur të hedhin firmën e tyre mbi flamurin kombëtar.

Ky veprim është shoqëruar me duatrokitje dhe entuziazëm të tifozëve të pranishëm, që gjatë seancave të stërvitjes, kanë gjetur mundësinë të takojnë e të bëjnë fotografi me idhujt e tyre.