Kosova në Festivalin e Tingujve nga Bota - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

“Dy zemra të një tradite” kështu quhen dy ditët kushtuar Kosovës, 26-27 nëntor, të festivalit të Tingujve nga Bota që zhvillohet në Bolonjë

Ditët e fundit të edicionit të 21° të festivalit “Suoni dal mondo” në Bologna, i kushtohen Kosovës. Të premten më 26 dhe të shtunën më 27 nëntor në Auditorium-Laboratori Dms (via Azzo Gardino, 65/a), në orën 21.10 shfaqet dokumentari “Kajda” i Nico Staiti. Në këtë vepër të shkurtër autori rrëfen traditat muzikore të romëve të Kosovës. Në mënyrë të veçantë flet për muzikën e grave dhe të homoseksualëve romë në zonën perëndimorë të vendit. Mjetet kinematografike, montazhi, drita e lëvizja e kamerave ndjekin ritmet e muzikës dhe rrëfejnë një ngjarje të shkurtër që ka lidhje me muzikën.

Më pas, në orën 21.30 është në program koncerti me titull “"Kosovo due cuori di una tradizione" (Kosova, dy zemra të një tradite). Një pjesë e shfaqjes përbëhet nga kompozimet e Ali Krasniqit, të interpretuar nga tre këngëtarë dhe muzikantë me dy lahuta, violinë dhe fizarmonikë. Më pas në skenë e ka  radhën një dyshe grash, Celibije e Miradije, dy gra rome nga Prizreni, instrumentiste profesioniste dajreje. Janë përfaqësuese të një muzike tradicionale me një strukturë shumë komplekse, një lloj riti i interpretuar vetëm nga gratë.

Festivali “Suoni dal mondo” drejtohet nga etnomuzikologu Nico Staiti dhe organizohet nga Departamenti i Muzikës dhe Spektaklit i Qëndrës Cimes pranë Universitetit të Bologna. Edhe edicioni i këtij viti pati sukses të madh, 216 vendet që ka auditoriumi janë mbushur çdo mbrëmje shumë përpara fillii të shfaqjeve. Hyrja është falas.

Shkarko programin
Për informacione:
Tel. 051.2092410/11 - fax 051.2092417
email: fabio.acca@unibo.it
http://www.muspe.unibo.it/attivita/cimes/sdm/2010/calendario.htm

email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.