Kur ushqimi është Dije - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
 Udhëtim për të kuptuar biodiversitetin ushqimor të pesë vendeve të Jugut të Botës - Ekspozitë në Romë nga 22 janari deri më 8 mars 2015

Hapet më 22 janar në Muzeun e Zoologjisë në Romë një ekspozitë mbi e organizuar si një udhëtim drejt njohjes së produkteve tipike të Shqipërisë, Palestinës, Perusë, Republikës Demokratike të Kongos dhe të Beninit.  

Përgjatë “udhëtimit” të tij seicili vizitor do të ketë mundësinë të prekë, dëgjojë e ndjejë aromat e produkteve të këtyre viseve të largëta e të afërta, do të mund të njohë mënyrën e jetesës së banorëve që jetojnë atje.

Ekspozita është shumë e përshtatshme për fëmijët, por edhe për të rriturit që dëshërojnë të njohin më mirë biodiversitetin ushqimor, rëndësinë e tij dhe vlerësimin e burimeve natyrore. Pas etapës në Romë, ekspozita do të hapet edhe në Salerno, Torino e më pas në Milano në kuadrin e Expo Milano 2015.