La Fame di Camilla, koncert në Romë - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Do të jetë i pranishëm sot më 22 qershor në Romë në kuadrin e aktivitetit San Lorenzo Estate – Live Music City, në piazzale del Verano, grupi La Fame di Camilla, tanimë i konsideruar si një nga më premtuesit në panoramën muzikore italiane. Ashtu siç e kishin parashikuar kritikët dhe specialistët e muzikës, brenda një kohe të shkurtër grupi rok pop doli nga hija amatoriale dhe mbërriti në kanalet më të rëndësishme të muzikës. Lideri i grupit është i riu shqiptar Ermal Meta, me origjine nga Fieri, prej 15 vjetësh me banim në Itali.

Në diskun e parë të grupit, Ermali nuk ka harruar të fusë diçka nga  Shqipëria. Vepra e tyre e parë,  e prodhuar nga Universal Music, mbyllet me këngën “Në dorën tënde” të kënduar në shqip. Tingujt emocionues të kitarës krijojnë një atmosferë të ëmbël, me tone nostalgjie. Jo më kot një kritik e ka cilësuar muzikën e grupit La Fame di Camilla si një përkëdhelje plot nostalgji.

Koncerti i Romës është falas dhe fillon në orën 22.30 (San Lorenzo Estate Live Music City – piazzale del Verano).

Më poshtë lista e datave të turneut veror të grupit:

22 qershor          Roma, San Lorenzo Estate - Live Music City
25 qershor          Apani (BR), Torre Regina Giovanna
27 qershor          Fucecchio (FI), Marea (me Giorgio Canali)
07 korrik              Arezzo, Arezzo Festival – Anfiteatro Romano (hapja për Roberto Dell’Era - Afterhours)
09 korrik              Borgo a Mozzano (LU), Festival Estate
14 korrik              San Cataldo (LE), Italia Wave –  hapja zyrtare e edicionit 25° të Festivalit Headliner të Wake Up Stage
17 korrik              Bassiano (LT), Le Notti dell’Utopia
22 korrik              Ciciliano (RM), Festa Birra 2011 (me Bud Spencer Blues Explosion)
04 gusht              San Benedetto del Tronto (AP), Jonathan Disco Beach
15 gusht              Modica (RG), Valle Ventura
03 shtator           Treviso, Home Festival

Lexo edhe: Grupi i Ermal Metës zbarkon në Sanremo

http://www.youtube.com/watch?v=qvhZAhDd7Js

embed video plugin powered by Union Development