Liberalizimi i vizave, tema e emisionit EstOvest, Rai3 - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

 

Liberalizimi i vizave përbën një arritje të shumëdëshiruar nga qeveria dhe qytetarët shqiptarë. Për këtë temë flitet në emisionin e 6 shkurtit EstOvest, rubrika Tgr për Friuli Venezia Giulia dhe Puglia që transmetohet në orën 11 në Rai3.

Gianni Giampietro ka intervistuar administratorin e kompanisë “Belle Air”. Me sa bëhet e ditur liberalizimi ka sjellë rrjedhoja pozitive në vëllimin e pasagjerëve.

Një reportazh edhe nga Kosova ku, sipas komunikatës së Rai-t, nuk shuhen tensionet ndërmjet shumicës shqiptare e pakicës serbe dhe ku siguria mbetet e lëkundur dhe garantohet vetëm nga prania e forcave ndërkombëtare.