Lidhja e dyfishtë e artistëve shqiptarë në shtëpinë e Masaccio-s - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Ekspozitë kolektive Doppio Legame
Deri më 9 janar 2011
Orari: 16:00-19:00 \ Ditë feste 10:00-12:00 16:00-19:00 \ mbyllur të hënën
Hyrja falas
Casa Masaccio / centro per l’arte contemporanea
52027 San Giovanni Valdarno
Corso Italia, 83
Tel.  055 9126283  055 9126283

Njëmbëdhjetë artistë shqiptarë kanë “pushtuar” një nga qendrat më të njohura të ekspozimit, Casa Masaccio e artit bashkëkohor, në komunën e San Giovanni Valdarno. Ekspozita kolektive me titullin “Doppio legame” (Lidhja e dyfishtë) sjell vepra të autorëve Artan Shabani, Lek M. Gjeloshi, Helidon Gjergji, Venera Kastrati, Armando Lulaj, Alban Muja, Arta Ngucaj & Arben Beqiraj, Alketa Xhafa, Driant Zeneli dhe Fani Zguro. Një projekt, me kuratorë Valerio Dehò dhe Andi Tepelena, i realizuar falë edhe angazhimit të Provincës së Arezzos dhe Regione Toscana, me kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali dhe të Ministrisë shqiptare të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.

Skena artistike shqiptare është plot gjallëri dhe po bëhet një prej pikave të referimit në Europë, falë shumë artistëve të rinj të angazhuar në kërkimin e përmbajtjeve dhe formave të reja shprehëse. Pjesa më e madhe e artistëve të lindur në vitet tetëdhjetë në Shqipëri kanë krijuar një imazh të perëndimit nëpërmjet vizitave në Itali apo emisioneve televizive të rrjeteve italiane.

Shkëmbimet italo-shqiptare janë sigurisht të privilegjuara dhe është krijuar një marrëdhënie e thellë mes dy kulturave. Gjithashtu shumë të artistë të rinj kanë studiuar në Akademitë italiane të arteve e prandaj është krijuar kjo lidhje e dyfishtë, një shkëmbim komunikativ i shpeshtë dhe intim mes dy kulturave. Kjo marrëdhënie është kaq e ngushtë sa që privilegjohet në leximin e botës sociale dhe ekonomike perëndimore. Nga njëra anë është e vërtetë që shumë artistë janë larguar nga bota e vjetër komuniste që kanë gjetur në vendin e tyre, por nga ana tjetër ata janë tepër kritikë lidhur me futjen e dhunshme të kapitalizmit në kulturën e tyre.

Në veprat e tyre del një kritike e pushtetit, që është kundër çdo ideologjie, zbulimi i marrëdhënieve sociale dhe të pushtetit që paditen me zgjuarsi në veprat e tyre. Pra ekspozita nxjerr në dukje këtë shikim të dyfishtë të atyre që jetojnë një realitet të ndryshëm nga ai që u është dorëzuar nga tradita apo historia, dhe vështirësia e përjetimi i një stili të ri jete. Arti i ri shqiptar jeton një përmasë të dyfishtë që lejon një lexim kritik të botës aktuale, por pa asnjë nostalgji për të shkuarën.

Për këtë arsye shpesh dalin kritika ndaj pushtetit ekskluziv ekonomik dhe nevoja për të krijuar një ndërgjegje të re kritike të qytetarët, pa pranuar në mënyrë jokritike stilin europian të jetesës. Ndryshe nga skena artistike shqiptare e mëparshme, tek artistët shqiptarë që marrin pjesë në këtë ekspozitë, nuk ka asnjë vullnet për t’ju njohur rrethana e përkatësisë vendore. Por del ama nevoja për të nënvizuar në shkallë globale kufirin mes fuqive të ndryshme ekonomike dhe të pabarazive sociale. Tema si ajo e ksenofobisë, në lidhje me proceset e përjashtimit ose mënjanimit dhe paraqitja e një lloj arkivi mainstream të mosmiratimit të përhershëm. Arti ruan kujtesën e origjinës, por mbi të gjitha është një shikim kritik, një lidhje e dyfishtë që vendos një lloj lidhjeje mes spektatorit dhe artistit. Çdo kapërcim etniko-kulturor është i parë jo në frymën e pranimit pasiv të realitetit, por me ballafaqimin mes utopisë së botës së krijuar pas rënies së komunizmit dhe realitetit të vërtetë të marrëdhënieve të forcës gjithnjë e më shumë ekonomike se sa ideologjike apo të vizioneve alternative të botës.

Më shumë foto nga ekspozita