Linda Vukaj, “Pezull” në Shtëpinë e muzikës së Parmës - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

"Pezull"
Caffè del Prato, P.le S.Francesco 1, Parma
nga e hëna në të shtunë 09:00 - 18:00 deri më 22 tetor


autoportretNë mjediset e Shtëpisë së Muzikës në qytetin e Parmes, është hapur ekspozita e fotografes shqiptare Linda Vukaj, me titullin “Pezull”. Siç kuptohet dhe nga titulli, në shqip edhe në katalog, projekt i fundit fotografik i Lindës ka për subjekt vendlindjen e pikërisht qytetin e Durrësit. Në tone bardhezi, siç janë gati të gjitha veprat e fotografes, ky qytet nuk përshkruhet vetëm thjesht pamje, por përbëjnë një reflektim të thellë mbi ekzistencën, mbi origjinë dhe gjurmët që ajo le tek seicili prej nesh. Pjesëza kujtimesh, vende ku autorja ka kaluar fëmijërinë apo adoleshencën, portrete fqinjësh apo njerëzish të panjohur, që hyjnë në objektivin e artistes me delikatesë dhe me një forcë të madhe shprehëse.

bandieraLindja Vukaj ka ndërprerë studimet në Universistetin e Tiranës, dega Fizikë, gjatë periudhës së rënies së sistemit komunist në Shqipëri në vitin 1991. Pas transferimit në Padova, ka vazhduar dhe përfunduar studimet për metodologji Fizike pranë Fakultetit të Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrore në Parma.

Sipas kritikëve pikërisht njohuritë e saj në fushën e fizikës e ndihmojnë në kapjen e çasteve dhe të lëvizjeve ne fotografitë e saj. Ekuilibër dhe elegancë, gjeste apo peizazhe, të gjitha këto në objektivin e Lindës kthehen në një lloj rrëfimi të jetës dhe emocioneve.
Pak kohë më parë ajo kishte ekspozuar ciklin me titullin Momenteum, që në fizikë është produkti i masës me shpejtësinë. Përveçse në Itali kjo ekspozitë është çuar dhe në Berlin, ku është vlerësuar shumë si nga publiku ashtu dhe nga kritikët gjermane.