Ministri Riccardi lule para pllakatës në kujtim të Albert Kogjegjës - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Ministri i Kooperimit ndërkombëtar dhe i Integrimit, Andrea Ricardi, vizitoi sot ekspozitën e përhershme Memorie dhe Migracione (MEM), pavijonin e ri të Galata Muzeu i Detit, të hapur rreth një muaj më parë.

Ministri, i shoqëruar edhe nga Konsullin e Nderit i Shqipërisë, Giuseppe Durazzo, e ka nisur vizitën e tij me vendosjen e luleve dhe të mbajtjes së një minute heshtje përpara pllakatës përkujtimore për Albert Kolgjegjën, punëtorin e ri shqiptar që, gjatë ndërtimit të Muzeut të Detit humbi jetën.