Në kujtim të migrantëve të vdekur në det - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Ditën e shtunë, më 16 prill, në orën 18.30, qytetarët e Firenzes përkujtojnë dhe nderojnë emigrantët që gjatë këtyre ditëve e në të shkuarën kanë humbur jetën në kanalin e Sicilisë.

Aktiviteti, i organizuar nga lëvizja“Firenze per l’accoglienza dei/delle migranti” i bën ftesë qytetarëve italianë dhe të huaj që të paraqiten në orën 18.30 në Piazza Poggi, në Piazza Signoria duke marrë me vete vetëm një varkë letre, me permasa sipas dëshirës së seicilit.

Thjesht e heshturë në këtë manifestim që është konceptuar si një çast i përvashkët zije, pa dallime gjinie, race, gjuhe, feje dhe opinioni politik, për ata që kanë humbur jetën duke kërkuar një të ardhme më të mirë.

Varkat do të vendosen përpara Palazzo Vecchio, ndërsa një bandë e kor do të shoqërojë me tinguj çastin përkujtimor.

Për më shumë informacione "Per i migranti morti in mare"