No Bravery, kënga e James Blunt-it dedikuar Kosovës me imazhet e luftës së 1999-tës - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Këngëtari anglez James Blunt publikon një videoklip të këngës “No Bravery” dedikuar Kosovës,  me imazhet që ai vetë kishte mbledhur ndërsa kryente shërbimin ushtarak në Kosovë gjatë ndërhyrjes së Nato-s në vitin 1999

Romë, 1 nëntor 2011 - Këngëtari anglez James Blunt të hënën ka publikuar videoklipin e këngës së tij “No Bravery” të vitit 2006, të cilën ia ka dedikuar luftës në Kosovë. Videoklipi përfshin edhe pamje që Blunt ka marrë personalisht gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 kur ai kreu atje shërbimin ushtarak.

Në tekstin e këngës, Blunt me dhembshuri kujton: “Nuk shoh më asnjë trimëri në sytë e tyre. Vetëm trishtim. Fëmijët atje qëndrojnë me krahët hapur nga qielli. Por askush nuk pyet përse. Pleqtë gjunjëzohen përpara fatit të tyre, pasi gratë dhe vajzat ua kanë dhunuar. Një brez i tërë i mbytur në urrejtje. Nuk shoh më asnjë trimëri në sytë e tyre. Vetëm trishtim”.

Si një bir i një familjeje ushtarake, kur ishte 28-vjeç i hyri karrierës ushtarake, menjëherë pasi u diplomua në universitetin e Bristolit. Ai iu bashkëngjit forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999, si kapiteni i 30 mijë trupave ushtarake që patrullonin në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai filloi gradualisht të dilte jashtë tankeve dhe të linte armët, për të marrë kitarën në dorë dhe për t’iu bashkëngjitur miqve vendas, adhurues të muzikës. Ishte pikërisht atëherë, kur gjatë takimeve të tij me qytetarët me kitarë në dorë, ai u frymëzua për të shkruar këngën “No Bravery”.

James Blunt është këngëtar e instrumentist (i bie kitarës, pianos organetos dhe mellotronit). Stili i tij bashkon muzikën pop, folk dhe rock melodik. Është i pari artist anglez i dhjetë vjetëve të fundit që arriti majat e renditjes botërore me një këngë të vetme  “You’re beautyful” në vitin 2006 (në vitin 1997 ia kishte arritur Elton John me “Candle in the wind”).

Videon e “No Bravery” mund ta shihni në lidhjen e mëposhtme

http://www.youtube.com/watch?v=gh41Wxez9PE

http://www.youtube.com/watch?v=BCT4wRJhPlw

embed video plugin powered by Union Development