Padova Jazz Festival: në teatrin Verdi edhe Markelian Kapidani - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Krah emrave të mëdhenj të Jazzit, Petra Magoni, Gino Paoli, Benny Golson, edhe pianisti shqiptar që do të performojë më 18 nëntor

Romë 10 tetor 2011 – Edicioni XIV i Padova Jazz Festival, i organizuar nga Shoqata Miles dhe Veneto Jazz, këtë vit do të zhvillohet nga 13 deri më 20 nëntor në Teatrin Verdi. Krah Gino Paolit, Petra Magonit, Benny Golsonit, gjejmë edhe atë të pianistit Markelian Kapidanit, i njohur në panoramën e Jazz-it në Itali.

Takimi me Markelian Kapidanin është të premten më 18 nëntor kur me një recital të tijin në piano do të paraprijë një concert Gino Paolit të shoqëruar nga disa prej interpretuesve më të famshëm italianë të jazz-it, Flavio Boltro, Danilo Rea, Rosario Bonaccorso, Roberto Gatto.

I lindur në vitin 1970, Kapidani ka hyrë në botën e muzikës që në moshë të re. Pas rënies së regjimit, Kapidani, nisi eksperimentimin e jazz-it, por krahas tij, rizbuloi edhe muzikën e larmishme e të pasur shqiptare e ballkanike. Duke u zhytur thellë në të, dhe duke u frymëzuar prej saj, ai mësoi e guxoi të ndërthurë muzikën folkloristike shqiptare dhe ballkanase me muzikën jazz. Në vitin 1997 atij iu desh të merrte rrugën e emigrimit e të niste një jetë të re në Itali, përmes një procesi të dhimbshëm por edhe të frytshëm dhe sot është një artist i afirmuar dhe i suksesshëm.

Lexo edhe: Markelian Kapidani: “Jazzi im ballkanik”

http://www.youtube.com/watch?v=SM3zA-RJVZw&feature=related

embed video plugin powered by Union Development