Parmë: Shoqata Scanderbeg feston ditën e fëmijëve - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Të dielën më 5 qershor, ora 10.00
Laboratorio Famiglia al Portico
Via Quarta, 23 - Parma

Shoqata shqiptare "Scanderbeg Parma" për të pestin vit radhazi kremton festën e fëmijëve.

Veprimtaria me titull “1 Qershorin Festojmë – Festa Internacionale dei Bambini” do të zhvillohet në Labotatorio Famiglia al Portico, të dielën më 5 qershor në orën 10.00.

Anëtarët e shoqatës, organizues të veprimtarisë sigurojnë se do të jetë një ditë e mbushur me surpriza, gjatë të cilës nxënësit e shkollës shqipe të Parmës nën drejtimin e mësuesve të tyre do të japin shfaqje teatrale, do të recitojnë, do të bëjnë lojëra popullore do të këndojnë e do të vallëzojnë. Parashikohet edhe një sfilitë simpatike mode e fëmijëve me veshje të qepura nga nënat e tyre.

Gjatë festës nxënësve që kanë ndjekur shkollën shqipe do t’u shpërndahen diplomat dhe dhurata të ndryshme.