Pazari Ballkanik i Budinës në videotekat italiane - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Filmi i fundit i Edmond Budinës, Ballkan Pazar, nga 4 prilli gjendet në të gjitha pikat e dhënies me qira të videove, dhe nga 5 maji do të jetë edhe në shitje

Romë, 3 prill 2012 – Ballkan Pazar, vepra e fundit e regjisorit Edmond Budina, mund të shihet në DVD. Nga 4 prilli, filmi do të mund të merret me qira, dhe pas një muaji, nga 5 maji, do të jetë edhe në shitje.

Filmi trajton në mënyrë humoristike një ngjarje të hidhur të ndodhur kohët e fundit, atë të zhvarrosjes së eshtrave të shqiptarëve të rivendosur më pas në varreza të rreme ushtarësh grekë. E gjithë kjo nën ndikimin e interesave të caktuar grekë që kanë pretendime ndaj zonave kufitare jugore të Shqipërisë.

Pas premierës së mirëpritur nga publiku dhe kritika në Festivalin e 15-të të Filmit në Sofje, vepra e Budinës, i cili prej shumë vjetësh jeton në Itali, i është ofruar fillimisht publikut shqiptar nga muaji prill i vitit të shkuar. Në Shqipëri u prit shumë mirë nga publiku e nga kritika. Tragji-komedia  e Budinës, që trajton në mënyrë ironike skandalin e zhvarrimeve në fshatin Kosinë të Përmetit, ka ngjallur reagimin e ashpër të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dhe u bë shkas për një polemikë të ashpër mes intelektualësh dhe Kishës. Në kinematë italiane filmi u shfaq për disa javë nga korriku i vitit të shkuar, edhe këtu me një pritje të ngrohtë nga kritika e publiku.

Në Itali Edmond Budina është njohur në vitin 2003 me filmin “Lettere al vento” (Letra në erë) i cili ka marrë pjesë në mbi 30 festivale e ka fituar disa çmime. Gjithashtu ai ka qenë për shumë kohë pjesë e trupës së aktorëve të serialit të njohur  “Un posto al sole”, ku luante rolin e Nikos.

Lexo edhe:

Edmond Budina. Regjisori punëtor
Kritika pret ngrohtë filmin Ballkan Bazar të Edmond Budinës
Filmi “Ballkan Pazar” shkakton debate mes kishës dhe artistëve

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development