Pesë artistë për pavionin shqiptar të Bienales së Venecias - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Pesë artistë do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 54-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të zhvillohet në periudhën 1 qershor - 27 nëntor 2011.

Kuratori Riccardo Caldura, pas punës përzgjedhëse dhe takimeve të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj, duke pasur parasysh përvojat kombëtare dhe ndërkombëtare të artistëve të marrë në shqyrtim, ka përzgjedhur për në Bienale artistët Anila Rubiku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Eltjon Valle, dhe Driant Zeneli.

Vendi ku do të vendoset pavioni shqiptar ndodhet në Giudecca, në një nga pikat më tërheqëse të Venecias, përballë Akademisë së Arteve të Bukura, në një hapësirë mbi 160 metra katrorë, e përshtatshme profesionalisht për këtë manifestim.

Lexo edhe: Shqipëria sërish në Bienalen e Venecias