Të lexosh Kadarenë në Venecia - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Dita ndërkombëtare e studimeve mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare
3 maj 2011 ora 12.15,
Departamenti i Studimeve Gjuhësore dhe Kulturore të Krahasuara – Venecia

Organizuar nga: Departamenti i Studimeve Gjuhësore dhe Kulturore të Krahasuara, në bashkëpunim me Marco Polo System, Shoqata ASCI, Qendra Art Kontakt.

Më 3 maj, Departamenti i Studimeve Gjuhësore dhe Kulturore të Krahasuara i universitetit të Venecias, në bashkëpunim me Marco Polo System, Shoqatën ASCI dhe Qendrën Art Kontakt organizojnë Ditën ndërkombëtare të studimeve mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare. Kjo nismë lidhet sërish me aktivitetet e zhvilluara në 2006 dhe në 2009, të cilat u finalizuan me botimin e dy volumeve: Të lexosh Kadarenë (nën kujdesin e A. Scarsella) dhe Kadareja Europian (nën kujdesin e G. Turano)

Qëllimi i këtij aktiviteti është azhurnimi dhe monitorimi i kulturës shqiptare në ditët e sotme, nëpërmjet mënyrave të kërkimit të diferencuar: gjuha, letërsia dhe kinemaja, duke ruajtur të gjallë punën kërkimore të veprës së Kaderesë.

Stafi i bashkëpunëtorëve pasurohet me këtë rast nga punimet e studiuesve nga Universitetet italiane dhe të huaja, me qëllim që të tërhiqet më tej vëmendja mbi pasurinë e kujtesës dhe ideve të lidhura më Shqipërinë dhe shqiptarët në Itali dhe Europë.
Ky aktivitet realizohet falë kontributit të: Maria Teresa Giaveri (Universiteti i Torinos), Giovanni Belluscio (Universiteti i Kalabrisë), Andrea Bonifacio (Marco Polo System), Lucia Nadin (Ateneo Veneto), Stefano Trovato (Biblioteka Kombëtare Marciana), Gianpiero Ariola (Carid

Ferrara), Mira Hoxha (Universiteti Ca’ Foscari Venecia), Delphine Gachet (Universiteti de Bordeaux), Isabelle Poulin (Universiteti de Bordeaux), Ariane Eissen (Universiteti de Poitiers), Anna Maria Carpi (Universiteti Ca’ Foscari Venecia), Paolo Muner (Studi Marina), Artan Filo (Shoqata Asci) e të tjerë.

Me ketë rast do të ekspozohen vepra të artistit Robert Aliaj Dragot dedikuar Ismail Kadare-se

Mbas aktivitetit do të ofrohet një koktej për të pranishmit

Koordinatorë: Alessandro Scarsella dhe Giuseppina Turano
Grupi organizator: Andrea Bonifacio, Artan Filo, Delphine Gachet, Mira Hoxha

Shkarko programin e aktivitetit