Rishikim i historisë së Shqipërisë{br}Takim me një vend që po zbulon vetveten - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Më 23 shtator, shoqata Occhio Blu prezanton në Romë librin “Tradizione, nazionalismo e comunismo nell’Albania contemporanea” me autor Paolo Rago

Romë 14 shtator 2011 – Shoqata italo-shqiptare Occhio Blu organizon prezantimin e librit  “Tradizione, nazionalismo e comunismo nell’Albania contemporanea” (Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë bashkëkohore) të Paolo Rago. Autori, që do të jetë i pranishëm në aktivitet, jeton prej rreth 20 vjetësh në Shqipëri. Ai ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kooperacionit Italian, UNICEF, Banka Botërore etj.

Prezantimi i librit është në program më 23 shtator në orën 18.00 në Sala Gonzaga, Via della Consolazione 4, Romë.

Nën drejtimin e Amb. Mario Bova, do të zhvillohet një debat me pjesëmarrjen edhe të profesorëve Roberto Morozzo della Rocca (Histori e Europës Lindore pranë Universitetit Roma 3, Antonello Biagini (Histori e Europës Lindore pranë Universitetit “La Sapienza”) dhe Elio Miracco (Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë Universitetit “La Sapienza”

Shkarko manifestin e takimit