Sekreti i fundit i Europës, Shqipëria - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Illyricum, New Generation Era, ACLI (Kombëtare, Lombardia dhe Milano), Patronatet ACLI dhe IPSIA (Kombëtare e Milano), me rastin e 20-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Italisë, organizon një javë kushtuar Shqipërisë.

Nga 27 nëntori deri më 3 dhjetor historia, turizmi dhe kultura shqiptare do të jenë në qendër të takimeve, ekspozitave dhe debateve në të cilat do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve italiane dhe shqiptare, gazetarë, studentë dhe aktivistë të shoqatave.

Mund të veçojmë mes të tjerash, më 27 nëntor në orën 21.00, filmin Parullat të regjisorit Gjergj Xhuvani, më 28 nëntor nga ora 22.00, festën e Pavarësisë me muzikë shqiptare, në diskotekën Life Club, dhe më datë 3 dhjetor, nga ora 09.30, konferencën “Njëzet vjet të imigracionit shqiptar në Itali” ku do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Për të parë të gjitha veprimtaritë e javës, orarin dhe vendin e zhvillimit të tyre, mund të shkarkoni programin “Sekreti i Fundit i Europës, Shqipëria”