Shabani dhe Milot në gjurmët e Luca Giordanos - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Në kuadrin e veprimtarisë “Sulle tracce di Luca Giordano...” në San Giorgio a Cremano, do të organizohet edhe një ekspozitë pikture ku do të jenë të pranishëm me veprat e tyre edhe dy piktorë shqiptarë, Artan Shabani e Alfred Milot Mirashi

Pro Loco e qytezës napoletane San Giorgio a Cremano ka në program më 25 dhe 26 shtator një aktivitet përkujtimor në nder të maestro Luca Giordano dhe që përkon me treqindvjetorin e Cappella di Santa Maria del Carmine (e njohur si Cappella al Pittore) që artisti kishte ndërtuar në fund të shekullit të 17-të pikërisht në shenjë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Shën Mërisë.

Është në program një ekspozitë me titullin “Sulle tracce di Luca Giordano…”, në të cilën do të jenë të pranishëm disa artistë, që në një farë mënyre kanë lidhje me Luca Giordanon.

Mes artistëve do jenë të pranishëm me veprat e tyre artistët shqiptarë Artan Shabani e Alfred Milot Mirashi; H.H. Lim, Liu Ren (Kinë); Fujio Nishida, Yasunary Nakagomi (Japoni); Laura Niola, Patrizio De Biase, Iole Raimo, Carmine Boccia, Giovanni Mangiacapra (Itali); Todd Williamson, Andy Moses, Deborah Salt, Joe Davidson, Ruth Pastine (SHBA).

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim më Ministrinë e Trashëgimive dhe aktiviteteve Kulturore. Do të inaugurohet, të shtunën, më 25 shtator, në orën 9.00 dhe do të mund të vizitohet deri më 9 tetor me orarin 9.00-13.00 e 16.00-20.00

Harmony sisters Angolo mediterraneo

Për informacione:
Pro Loco San Giorgio a Cremano c/o Villa Bruno, Via Cavalli di Bronzo, 20
Tel.: 081 486793

 

Lexo lajmin në gjuhën italiane në Albacenter.it