Shqipëri-Portugali Në Romë, tifozët kuqezinj mblidhen në FELT - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Pas rezultatit 0-0 në Danimarkë, kuqezinjtë janë akoma më pranë realizimit të ëndrrës së tyre: të marrin pjesë për herë të parë në Kampionatin evropian Francë 2016.
Ndeshja e radhës është ajo kundër Portugalisë që luhet në orën 20:45, të hënën, 7 shtator, në Elbasan.
Për të gjithë tifozët e kombëtares që jetojnë në Romë e provincë, ashtu si për ndeshjen me Danimarkën, takimi është sërish në lokalin FELT. Për të brohoritur të gjithë së bashku: “Forca Shqipëria!”, “Forca Kuqezinj!”, me shpresën e një fitoreje. Nuk duket një mision i pamundur, nga Portugalia kuqezinjtë u kthyen fitimtarë.
Adresa:
FELT MUSIC Club & School
Via degli Ausoni, 4, Roma, RM