Shqipëria e Minarollit në Viareggio - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Në «EuropaCinema» në Viareggio, konkurron edhe regjisori Artan Minarolli me filmin Alive!

Më 11 tetor në Viareggio ngrihet sipari mbi edicionin e parë të arë të «EuropaCinema, festival dell'Europa, della Toscana, dei Giovani e delle Università». Gjatë shtatë ditëve të aktivitetit, janë në program 13 filma nga e gjithë Europa, një homazh i veçantë për Massimo Troisi dhe një çmin special i presidentit të Republikës Giorgio Napolitano për regjisorin e skenaristin e njohur Carlo Lizzani.

E më pas takime me autorë, debate, një retrospektivë kushtuar kinematografisë hungareze.
Drejtori artistik i festivalit, Pier Marco De Santi shpjegoi se “synimi i veprimtarive është afrimi i qytetarëve me rrënjët dhe historinë e tyre”.
Në edicionin e këtij viti nuk do të shfaqen filma italianë. Festivali këtë herë do të jetë një lloj vitrine e kinematografisë së re europiane.

Me veprave në konkurs është edhe filmi Alive! i regjisorit shqiptar Artan Minarolli që përfaqëson Shqipërinë në këtë aktivitet. Duke marrë shkas nga një histori gjakmarrjeje, një prej regjisorëve shqiptarë më me emër sjell për publikun një tablo të vendit, në konfliktin mes frymës moderne dhe traditës. Filmi i tij është në program ditën e martë, më 12 tetor, në orën 14.30.

Artan Minarolli është diplomuar në vitin 1982 në Akademinë e Arteve, Dega Dramë. Ka punuar gjatë ne Kinostudio dhe aktualisht është drejtori i Arkivit të Filmit në Tiranë.
Ndër vera e tij veçohen Kronikë provinciale (2009), Nata pa hënë (2004), Plumbi prej plasteline (1994), Qind për qind (1993).

Trailer i filmit Alive!

Në «EuropaCinema» në Viareggio, konkurron edhe regjisori Artan Minarolli me filmin Alive!

Më 11 tetor në Viareggio ngrihet sipari mbi edicionin e parë të arë të «EuropaCinema, festival dell'Europa, della Toscana, dei Giovani e delle Università». Gjatë shtatë ditëve të aktivitetit, janë në program 13 filma nga e gjithë Europa, një homazh i veçantë për Massimo Troisi dhe një çmin special i presidentit të Republikës Giorgio Napolitano për regjisorin e skenaristin e njohur Carlo Lizzani.

E më pas takime me autorë, debate, një retrospektivë kushtuar kinematografisë hungareze.
Drejtori artistik i festivalit, Pier Marco De Santi shpjegoi se “synimi i veprimtarive është afrimi i qytetarëve me rrënjët dhe historinë e tyre”.
Në edicionin e këtij viti nuk do të shfaqen filma italianë. Festivali këtë herë do të jetë një lloj vitrine e kinematografisë së re europiane.

Me veprave në konkurs është edhe filmi Alive! i regjisorit shqiptar Artan Minarolli që përfaqëson Shqipërinë në këtë aktivitet. Duke marrë shkas nga një histori gjakmarrjeje, një prej regjisorëve shqiptarë më me emër sjell për publikun një tablo të vendit, në konfliktin mes frymës moderne dhe traditës. Filmi i tij është në program ditën e martë, më 12 tetor, në orën 14.30.

Artan Minarolli është diplomuar në vitin 1982 në Akademinë e Arteve, Dega Dramë. Ka punuar gjatë ne Kinostudio dhe aktualisht është drejtori i Arkivit të Filmit në Tiranë.
Ndër vera e tij veçohen Kronikë provinciale (2009), Nata pa hënë (2004), Plumbi prej plasteline (1994), Qind për qind (1993)." target="_blank">Trailer i filmit Alive!

embed video plugin powered by Union Development