Shqipëria në Biennalen e Venecias me Trilogjinë e Armando Lulajt - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems
Komisar: Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë
Artist: Armando Lulaj
Kurator: Marco Scotini
Kohëzgjatja: 9 Maj 2015- 22 Nëntor 2015
Salla: Arsenale di Venezia

Më 6 maj u përurua Pavijoni shqiptar në  Artit në edicionin e 56-të të Biennales së Artit në Venecia. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet me veprën “Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” (Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems) e artistit Armando Lulaj, me kurator kritikun e artit Marco Scotinin.

“Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” është fryt i një pune kërkimore shumëvjeçare të artistit mbi periudhën Luftës së Ftohtë në Shqipëri por edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe eksperiencës historike, veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe “boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet “It Wears as It Grows” (2011), kurse e dyta është e mirënjohura “Never” (2012), që është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e tretë është “Recapitulation” (2015), e realizuar posaçërisht për Biennalen e Venecias.

Armando Lulaj, artist, dramaturg dhe regjisor është 35 vjeç. Ai jeton dhe punon në Tiranë. Ndër ekspozitat personale të tij, Untitled (Bolonjë: Galleria Cavour, 2014); Fiend (Tiranë: Teatri Kombëtar, 2013); Cold Ëind (Bolonjë: Art Fair, 2013; Basel: Volta 8, 2012); No More Feelings (Rovereto: Paolo Maria Deanesi Gallery, 2012); No Mercy (Milano: Artra Gallery, 2011); Silent Soziale Corruption (Mynih: Stästische Kunsthalle München, 2010); Time Out of Joint (Zelanda e Re: Te Tuhi Center for the Arts, 2007); Mainstream Dissent (Milano: Artra Gallery, 2006); Temporary Autonomous Zones (Tiranë: Insurgent Space, 2005). Ai ka marrë pjesë gjithashtu në ekspozita të shumta në grup në Shqipëri, Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Guatemala, Itali, Kosovë, Meksikë, Poloni, Serbi, Korenë e Jugut, Suedi, Zvicër and Turqi.

Pavijoni shqiptar u përurua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro: “Mirëseerdhët në hapësirën shqiptare të Lagunës! Jetojmë në dy brigje. Komunikojmë shpesh përmes klisheve e titujve të gazetave. Bienalja ndërkombëtare e Venecias është rasti më i mirë për t’u njohur, falë urave të artit, kulturës dhe komunikimit bashkëkohor”.