Shqipëria në Sallonin e Librit të Torinos - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Edhe këtë vit në Sallonin ndërkombëtar të Librit në Torino, më i rëndësishmi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë, do të jetë e pranishme edhe Shqipëria. Përveç se me disa botues, janë program një sërë takimesh me disa shkrimtarë shqiptarë.

E diel, më 15 maj 2011 ora 19.00

Takim me shkrimtaren Elvira Dones, e cila sapo ka nxjerrë në qarkullim romanin e saj “Una piccola guerra perfetta” (Einaudi - Stile Libero Big) me parathënie të Roberto Savianos.

E hënë 16 maj 2011 ora 19.00 

Takim me poetin shqiptar Gëzim Hajdari

Tema e diskutimit është “Të huajt e Italisë, Gëzim Hajdari, il poeti i mërgimit”

Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e shoqatës Art@mia, Bibliotekave torineze, Koperativës Orso, Alba Media dhe LietoColle Editore. Debati do të hapet nga Artin Picari dhe do të mbajë një fjalë të shkurtër Ugo Fracassa.

E  enjte, 12 maj 2011 ora 14.30

Rosita Ferrato dhe prezantimi i librit të saj “Albania: sguardo di una reporter”. Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e  Qendrës së Kulturës Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën Vatra të Torinos, shoqata Illyricum dhe FIAP me ndihmën e Ambasadës shqiptare në Romë. Ndër të tjerët do të jenë të pranishëm konsulli shqiptar në Milano Gjon Coba, Davide Demichelis, Benko Gjata dhe Daniela Finocchi

E Hënë 16 maj 2011 ora 13.30

Carmine Abate, Darien Levani e Leoreta Ndoci

Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e shoqatës Art@mia, Bibliotekave torineze, Koperativës Orso, Alba Media dhe LietoColle Editore. Moderon Blenti Shehaj

Kontrolloni këtu programin e Sallonit ndërkombëtar të librit të Torinos