Strategji për reformën e sistemit gjyqësor në Shqipëri – Ballafaqim me rastin italian - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Të premten, 11 shtator, në orës 10:30, në Sallën e Diplomave ish fakulteti i shkencave politike në universitetin La Sapienza në Romë

Ambasada e Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me universitetin La Sapienza organizojnë një seminar për të diskutuar mbi strategjitë e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri. Të pranishëm në tavolinën e rrumbullakët, deputeti Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të posaçëm "Për Reformën në Sistemin e Drejtësisë", dhe një sërë ekspertësh të fushës, shqiptarë e italianë.