Studimi dhe formimi, forma më e mirë e integrimit - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Më 8 mars ditën e Gruas, Roma Kryeqytet dhe Grupi i Shtuar i  Asamblesë së Kryeqytetit organizon një Kuvend për emigrantet me temë “Lo studio e la formazione come migliore forma di integrazione”

Konferenca do të përshëndetet nga Tetyana Kuzyk, Këshilltare e Shtuar për kontinentin e Europës dhe Monica Cirinnà, Kryetare e Komisionit Asamblear të të  zgjedhurave të Romës.

Gjatë konferencës do të marrin fjalën autoritete të ndryshme të komunës së Romës si Lavinia Mennuni, e deleguara për Shanset e Barabarta, Gemma Azuni, Nënkryetare e Komisionit të asamblesë të të Zgjedhurave, Gianluigi De Palo, Aksesor për familjen dhe Shkollën, Paolo Masini, Nënkryetar i Komisionit të Asamblesë për Shkollën, Antonio Gazzellone, i Deleguar për Komunikimin Institucional. Ndërsa nga provinca e Romës do të jetë i pranishëm Massimiliano Smeriglio, Aksesor për politikat e Punës dhe të Formimit.

Do të sjellin përvojën e tyre mbi temën e formimit dhe të integrimit të të huajave prof. Antonio Giovannoni, President i Komitetit themelues Universiteteit On Line “e Campus” dhe  Costanza Fanelli, Presidente e Shtëpisë ndërkombëtare të Grave.
Një moment interesant i konferencës do të jetë ai i dëshmive personale të katër grave emigrante në Itali Tina Liamzon, Themeluese e OFSPES, që vepron në sektorin e formimit për komunitetin filipin në Romë, Nataliya Kisman, modeliste e alta moda,  që do të paraqesë disa nga krijimet e saj, Kahindo Katirisa, titullare e ndërmarrjes “Barazavenir”, që organizon mbledhjen e mallrave të përdorur për Afrikën dhe Marisol Flores, gazetare nga Ekuadori që drejton programin “Hola mi gente”, të Radio Vaticanit.

Do të mbyllë punimet e konferencës Mimma Giaccari, drejtoreshë e përgjithshme ENAIP.

Kuvendi do të mbahet në Sallën Gonzaga (via della Consolazione, 4 – Romë) më datë 8 mars nga ora 15.00 deri në 19.30

Programi i Kuvendit