The voice of Italy. Publiku zgjedh Elhaidën (VIDEO) - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Elhaida Dani kalon turnin me votat e publikut. Këndon “Nessun dolore” e me interpretimin e saj entuziiazmon sërish anëtarët e jurisë dhe publikun që e voton në masë dhe e zgjedh mes dy të preferuarve të tij ndër katër këngëtarët e Cocciantes, i cili e konsideron “performance të shkëlqyer” interpretimin e 19-vjeçares nga Shkodra.
Ndërsa Carra, duke bërë një lojë fjalësh me titullin e këngës me të cilën konkurron Elhaida ("Altro che 'Nessun dolore', arriva Elhaida e sono dolori per gli altri") e thotë qartë që të gjithë konkurrentët e tjerë duhet t’i tremben Elhaida Danit.
Për kë mund ta ketë humbur, ja interpretimi i sotëm i Elhaidës dhe çasti i dhënies së verdiktit: