Tra il dire e il F.A.R.E. - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Më 10 nëntor në Forlì, shoqata shqiptare Juvenilja organizon një takim me titullin domethënës “Tra il dire e il F.A.R.E. për paraqitjen e Forumit të Shoqatave shqiptare në Emilia Romagna dhe shfaq dokumentarin “Albania, il paese di fronte” të regjisorit Roland Sejko. Takimi do të mbahet në Sala Polivalente Koinè-Udu, in via Valverde 5, Forlì, në orën 18.00 të të mërkurës 10 nëntor 2010.

F.A.R.E.
Shoqatat themeluese të Forumit janë: Alba Media (Modena), Amicizia (Rimini), Integriamoci Insieme (Cervia), Juvenilja (Forlì), Madre Teresa (Ravenna), Scanderbeg (Parma), Tutti Insieme (Bologna) e Unione degli Studenti albanesi di Bologna.
Emri i organizmit të ri është zgjedhur pikërisht për të vënë në dukje se misioni parësor është ai i “të bërit” për komunitetin. Një prej elementëve të forcës së Forumit është bashkimi në një organizëm të vetëm i shoqatave të reja dhe atyre më të vjetra shqiptare, ato që në fillim të viteve nëntëdhjetë janë krijuar për një arsye fillestare: përballimin e diskriminimeve.

Albania, il paese di fronte

Një prodhim i Istituto Luce, "Albania, il paese di fronte" është dokumentari i parë mbi historinë e Shqipërisë, nga pavarësia deri në rënien e komunizmit. Me regji të Roland Sejkos dhe Mauro Brescia-s, filmi paraqet pamjet e jashtëzakonshme e të pashfaqura më parë të arkivave të Istituto Luce dhe të Arkivit të Filmit Shqiptar, si edhe intervistat e Antonello Biagini, Carlo Azeglio Ciampi, Ismail Kadare, Nevila Nika, Roberto Morozzo della Rocca, Sergio Staino.

Manifesti i takimit "Tra il dire e il F.A.R.E."