Vendi përballë
Shqiptarët e Italisë festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë
17 shkurt – 3 mars 2012
Muzeu i Civilizimit Romak, Sheshi Giovanni Agnelli, 10 – Romë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me ‘Bota Shqiptare’ – Gazeta e shqiptarëve në Itali dhe Bashkinë e Romës – Këshilli Qytetar për Emigracionin, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, organizojnë javët e kulturës shqiptare në Romë.
Nga data 17 shkurt deri më 3 mars 2012, do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen dhe 100-vjetorin e Shtetit shqiptar nga Arkivi Qendror i Shtetit, konferenca e projektime filmash, nëpërmjet të cilave do të paraqitet në Romë, në “qytetin e përjetshëm”, Shqipëria, Vendi përballë.
Programi
E premte 17 shkurt 2012 Ora 16.00 – 20.00
“Shqipëria vendi përballë” – projektim i dokumentarit dhe debat me regjisorin Roland Sejko. Salla “Planetario”
Nga rënia e perandorisë otomane deri në Luftën e Parë Botërore, nga Mbreti Zog deri në pushtimin italian te Shqipërisë, nga diktatura e Enver Hoxhës deri në rënien e komunizmit. Ky dokumentar rindërton për herë të parë historinë e Shqipërisë të viteve ‘900, nëpërmjet imazheve të arkivave më të mëdhenj kinematografikë të institutit “Luce” të sjella në art nga regjisori shqiptar Roland Sejko.
E enjte 23 shkurt ora 16:00-19:00
Konferencë me pjesëmarrjen e Franco Pittau, Rando Devole, Darien Levani, Aldo Renato Terrusi e Alessandro Leogrande, Keti Bicoku, Edmond Godo.
Nën kujdesin e ‘Bota Shqiptare’ – Gazeta e shqiptarëve në Itali
E shtunë 3 mars 2012 Ora 16.00 – 19.00
Takim me operatorët turistikë italianë dhe shqiptarë nën kujdesin e Ejona Milano.
Përshëndesin:
Bufe karakteristike shqiptare.
Organizatorë:
Ambasada e RSH në Romë
Bashkia e Romës
Gazeta Bota Shqiptare dhe Shqiptariiitalise.com
Këshilli Qytetar për Emigracionin – Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar Edmond Godo.
Me bashkëpunimin e:
Arkivi Qendror Shqiptar, AQSh
Shoqata e studentëve “USAB”
Shoqata e studentëve “ASUF”
Shoqata Ejona Milano
Komuna Vaccarizzo Albanese
Me mbështetjen e:
Adria Ferries dhe Frittelli Maritime Group