in

Arrestohen katër shqiptarë e sekuestrohen 200 kg marijuanë

Vetëm pak ditë më parë Berisha deklaronte se brigjet shqiptare ishin tashmë të sigurta, se i është prerë rruga trafiqeve. Të të njëjtit mendim edhe ministri i Brendshëm Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Burgaj

Droga mes llamarinave te kamionit
Romë, 12 tetor 2011 – Karabinierët e Romës më 10 tetor, kanë arrestuar në flagrancë shtatë vetë: 4 shqiptarë e 3 italianë, dhe kanë sekuestruar në Nettuno një TIR frigorifer që vinte nga Shqipëria me 200 kg marijuanë.

Forca të karabinierëve të Romës kanë ndjekur TIR-in me targa shqiptare gjatë natës deri kur ky ka ndaluar në një zonë bujqësore të pabanuar ku prisnin pesë vetë në dy makina të vogla. Mes llamarinave të tavanit të rimorkios u gjetën 66 qese me 200 kg marijuanë gjithsej, sasi që po të dilte në treg mund  të sillte fitime për rreth 2 milionë euro.

Rastësia e do që vetëm pak ditë më parë, në një ceremoni të dorëzimit Policisë Kufitare të 7 mjeteve të reja të lundrimit, të financuara nga Komisioni Europian, në vlerën e 3.200 000 Euro, në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, Berisha deklaron “Në vijën tonë bregdetare ka rënë ndjeshëm niveli i trafiqeve, ndërsa në ujërat e Adriatikut apo të Jonit nuk është regjistruar asnjë jetë e humbur”.

Në të njëjtën ceremoni nuk mbeten pas me deklaratat e tyre as ministri i Brendshëm e as drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani raporton: “Trafiku i heroinës nga 1100 kilogram, në vitin 2004, ka zbritur në 10 kilogram, në tre vitet e fundit”. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaron: “Transporti i drogës drejt vendeve fqinje po shkon në zero”.

Për KE-në, progresi i Shqipërisë është i pamjaftueshëm

Berishës i dorëzohet progres-raporti. “Fajin e ka opozita”