in

‘Price of Travel’ rendit Sarandën të tretën mes plazheve low-cost të Europës

Portali amerikan on line “Price of Travel” shkruan pak ditë më parë për turizmin në Shqipëri. Ai rendit Sarandën në vendin e tretë ndër katërmbëdhjetë destinacionet më të lira bregdetare në Europë.

Pas Ulqinit në Mal të Zi dhe Sunny Beach të Bullgarisë, është plazhi i Sarandës që renditet si një ndër bregdetet më të lira duke lënë pas Greqinë, Rumaninë, Turqinë, Kroacinë, etj.

Portali vë në dukje problemet e turismi në Shqipëri e shkruan: “Ndërsa shumë prej vendeve të saj fqinje kanë punuar për të tërhequr sa më shumë vizitorë nga zonat e pasura të Evropës, Shqipëria është ende në fillim të kësaj rruge. Ky vend i vogël dhe i izoluar në jug të Malit të Zi ka disaplazhe të bukur, por mungojnë fluturimet  low-cost apo  infratrukturat e pranueshme për turistët e për këtë arsye pushuesit më të mundshëm janë ata në vendet fqinje”.

Price of Travel, sidoqoftë, fton pushuesit të shkojnë në Sarandë: “Në favor të saj është fakti që spikat në jug të Rivierës dhe shumë pranë ishullit të Korfuzit. Ndoshta një ditë Saranda do të jetë konkurruese  për pushuesit low-cost, ndaj mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që duan të jenë të parët në mënyrë që të mund të ankohen për zhvillimin më vonë”.

Price of Travel: 14 Cheapest beach destinations in Europe

Vdes Giulio Andreotti, ndër figurat politike më të rëndësishme të Italisë Republikane

Monumente e kulturës. Jo të gjitha mund të presin vizitorë