Brenda pak ditëve në Itali janë gjetur kufomat e dy shqiptarëve të rinj në moshë, 24 vjeç njëri e 21 tjetri.
I pari është Daniel Misiraj nga Kurjani i Fierit rezident në Firence. Kufoma e tij është gjetur e karbonizuar më 5 qershor në ish kazermën “Gonzaga”.
Sipas forcave të rendit, 24-vjeçari është vrarë me thikë në fyt e më pas është djegur. Hetuesit kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij falë shenjave të gishtërinjve të njërës dorë që i kish mbetur e pashkatërruar nga flakët.
Kufoma tjetër, ajo e 21 vjeçarit Arian Rexha nga Durrësi, është rikuperuar më 9 qershor në det në San Lorenzo al Mare të Imperias.
Sipas forcave të rendit, Rexha bashkë me 2 persona të tjerë ishte pikasur natën mes 2 dhe 3 qershorit teksa përpiqeshin të vidhnin një dyqan. Për t’i shpëtuar policisë djali është hedhur në det në zonën e Prino-s. Kërkimet zgjatën disa ditë pa asnjë rezultat deri sa deti nxori kufomën e tij pranë bregut.