E gjejnë të pajetë në një kabinë elektrike. Mendohet të ketë vrarë veten sepse vuante nga depresioni
Romë, 27 janar 2014 – Ka humbur jetën në një kabinë elektrike ku kalojnë kabllot e tensionit të lartë. Ka ndodhur në fundjavë në provincën e Arezzos.
Viktima është një shqiptar 50 vjeç që vuante nga një depresion i thellë, ndaj edhe hipoteza e parë e karabinierëve që po zbardhin ngjarjen është vetëvrasja. Ishte rezident në Ponte a Poppi (AR) bashkë me familjen e tij.
Alarmin e ka dhënë i vëllai, i cili parandjente se 50-vjeçari duhet të ishte në kabinën elektrike, pranë ndërmarrjes ku punonte. Aty e kanë gjetur karabinierët e zjarrfikësit që nuk kanë mundur ta nxjerrin aty menjëherë por u është dashur të presin që ENEL të hiqte më parë korrentin.
Duke mos arritur dot me duar kabllin nëpër të cilin kalon korrent i tensionit të lartë, shqiptari ishte lidhur me të me diçka të hekurt dhe shkarkesa elektrike e ka vrarë në vend.
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)