Aleanca Kuq e Zi dhe përfaqësuesit e saj në Romë organizojnë takimin me temë: “Mbrojtja e Identitetit Shqiptar në bazë të Kushtetutës dhe Shtetit Ligjor”. Takimi mbahet të premten më datë 17 qershor, ora 17:30, në sallën 5 të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “La Sapienza” në Romë, në rrugën Castro Laurenziano 9.
Në takim marrin pjesë personalitete të shquara shqiptare dhe italiane. Mes tyre edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Në mbyllje të takimit, të gjithë pjesëmarrësit do të ftohen të firmosin peticionin kundër ligjit mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.