in

Ambrosoli: “T’u japim të drejtë vote administrative emigrantëve”

Kandidati i qendrës së majtë në Lombardi, Umberto Ambrosoli: “Nuk përbëjnë problem por një mundësi më shumë. Të investojmë në këtë pjesë të shoqërisë”

Romë, 17 janar 2013 – T’u jepet emigrantëve të rregullt e drejta e votës administrative. Është një hap që duhet bërë për të favorizuar integrimin dhe për të vlerësuar kontributin e ‘italianëve të rinj’ në ekonominë e vendit, sipas Umberto Ambrosolit, kandidatit të mbështetur nga një listë qytetare e qendrës së majtë në Lombardi.

“Emigrantët – është shprehur Ambrosoli, i ftuar i ‘Confronti Adnkronos’ – nuk përbëjnë problem por një mundësi më shumë: 23% e PBB të Lombardisë gjenerohet prej punës së emigrantëve. Gjithçka na është treguar këta 20 vjetët e fundit, që emigrantët ishin një rrezik për Italinë ishin të rreme, po ashtu edhe alarmi mbi të cilin u bë fushata e shkuar e zgjedhjeve krahinore e qendrës së djathtë në Lombardi”

“Sot – ka përfunduar Ambrosoli – as ata që asokohe ogranizonin manifestime proteste përpara kampeve të romëve, nuk guxojnë të rinxjerrin një argument të tillë, ne duhet të investojmë mbi këtë pjesë të shoqërisë dhe të investosh do të thotë t’i bësh emigrantët e rregullt protagonistë, me të gjitha të drejtat, përfshirë votën”.

Boateng all’Onu per la giornata contro il razzismo

Riatdhesime të asistuara edhe pa masën e dëbimit