in

Ancona. 94 të moshuar paditen për përfitimin padrejtësisht të pensionit social

Janë kryesisht shqiptarë, marokenë e argjentinas. I kanë marrë padrejtësisht INPS-it 392 mijë euro

Romë, 12 nëntor 2014 – Vazhdojnë paditjet e shqiptarëve që marrin pensionin social pa pasur të drejtën ligjore. Rasti i fundit, ky i Ankonës kur karabinierët kanë paditur 94 të huaj, që të gjithë për të njëjtën arsye: merrnin pensionin social por jetojnë në vendlindje. Bëhet fjalë kryesisht për shqiptarë, marokenë dhe argjentinas që nga viti 2009 deri në 2013 kanë përfituar pension duke i shkaktuar INPS-it një dëm që arrin shumën 392 mijë euro.

Pensioni social – siç përsëritet tashmë prej shumë kohësh – u takon atyre që jo vetëm përmbushin kushtet fillestare të përfitimit (të kenë 10 vjet rezidencë në Itali, kartën e qëndrimit nëse janë të huaj, e të kenë të ardhura më të ulëta se pensioni social), por që jetojnë efektivisht në Itali dhe e gëzojnë këtu pensionin, madje edhe nëse largohen nga Italia për një kohë të shkurtër, por më të gjatë se 30 ditë, duhet t’ia komunikojnë INPS-it në mënyrë që ky t’ua ndërpresë pensionin për atë periudhë. Lista e gjatë e rasteve të kronikës dëshmon se janë të shumtë shqiptarët që, ashtu si 94 të moshuarit e Ankonës, merrnin pensionin në Itali e jetonin në Shqipëri.

Këtë radhë karabinierët e Ankonës e INPS thonë se kanë arritur të bien dakord me të interesuarit për rikuperimin e 340 mijë eurove, ndërsa në aspektin penal, rastet po shqyrtohen secili më vete.

Lexo edhe:
Merrnin çekun social por jetonin në atdhe. Paditen për vjedhje me mashtrim 325 të moshuar të huaj
Brindisi. Merrnin padrejtësisht pensionin social. Paditen 33 të moshuar shqiptarë
Matelica. Merrte padrejtësisht çekun social, paditet i moshuari dhe i biri 
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social 

Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj 
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe 
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

Pensioni social në Shqipëri 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Testi i italishtes për lejeqëndrimin me pikë vlen edhe për kartën e qëndrimit?

Identiteti arbëresh dhe normat ligjore italiane në mbrojtje të tij