in

Arbëreshët, heronjtë e dy botëve, përkujtohen me një konferencë në Tiranë

Historive të tyre u kushtohet konferenca e programuar për në 12 nëntor në Tiranë

Romë, 7 nëntor 2011 – Bashkimi i Italisë dhe pavarësia e Shqipërisë, dy histori të ndryshme të lidhura nga një element i përbashkët: roli i luajtur nga arbëreshët, shqiptarët e Italisë, që kontribuuan në mënyrë vendimtare qoftë në Risorxhimentin italian, qoftë, pas pesëdhjetë vjetëve, në lindjen e shtetit shqiptar. Këmishëkuq krah Garibaldit e më pas ministra të mbretërisë së sapolindur të Italisë, janë disa arbëreshët që luajtën rolin protagonistit në historinë e bashkimit të Italisë, ashtu siç janë të shumtë ata që u përpoqën në linjë të parë për hedhjen e bazave të shtetit të ri të Shqipërisë në 1912-tën.

Historive të tyre u kushtohet konferenca e programuar për në 12 nëntor në Tiranë, e organizuar nga Instituti italian i Kulturës bashkë me krahinën Calabria, vendi i komuniteteve më të mëdha të arbëreshëve.

Konferenca, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë italianë dhe shqiptarë do të ndalet në veçanti në figurat e Pasquale Scuras, magjistrat i shquar i thirrur nga Garibaldi për postin e ministrit të Drejtësisë dhe të Terenc Toçit, mazinian arbëresh që, pasi luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, u bë, në fillim, ministër i Ekonomisë, e më pas, kryetar i Dhomës së deputetëve të Shqipërisë.

Me rastin e konferencës ambasadori italian në Tiranë, Saba d-Elia, do t’i dorëzojë kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, disa vëllime të dhuruara nga Senati italian në kujtim të Paolo Pettas, funksionar arbëresh dhomës së lartë të parlamentit italian.

Padova. Më 27 nëntor zgjedhjet për përfaqësuesit e imigrantëve në komunë

I ndërrojnë gomat makinës së tyre, duke ia vjedhur një tjetre