in

Arrestohet në Domodossola i kërkuari nga drejtësia shqiptare

Fiqiret Seferi, 48 vjeç, është dënuar me 18 vjet burg nga gjykata e Kavajës

Fiqiret Seferi (foto Interpol)
Tiranë, 21 shkurt 2012 – Është arrestuar të hënën në Domodossola 48-vjeçari Fiqiret Seferi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga drejtësia shqiptare. Lajmin e ka dhënë policia e shtetit,  Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Fiqiret  Seferi, 48 vjeç, i lindur në Luz të Vogël të Kavajës, duhet të vuajë 18 vjet burg që i janë dhënë nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.133, datë 15.12.2009, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim“.

48-vjeçari është shpallur fajtor për ngjarjen e datës 06.03.2006, kur pas një konflikti në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me shtetasin Luftim Kibja, ka goditur me thikë Artur Metën duke e lënë atë të vdekur.

Arrestohet Dritan Çaushi për akte persekutuese ndaj ish të fejuarës

Marsela Çibukaj. Nga Roma për “The Voice of Albania”