in

Banka e Shqipërisë: “Në vitin 2012, hidhet në qarkullim monedha 200-lekëshe”

Do të ketë dy lloje: një me tematikë 100 vjetorin e pavarësisë, tjetra nënë Terezën

Tiranë, 27 dhjetor 2011 – Vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën me vlerë 200 lekë, që deri tani është vetëm në formën e kartëmonedhës. Monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës.

Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri-Albania 2012”. Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se  vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100-lekëshe dhe 50-lekëshe.

Përsa realizimin e monedhave të reja banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara. Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet nga komisioni i ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.

Emigrantët kthehen për festa. Fluks i lartë në porte e në kufirin me Greqinë

Gjeli i detit me gështenja i shefit Fundim Gjepali