Për emisionin e posaçëm elektoral “Kontratë për Shqipërinë” të kanalit televiziv Agon, D’Urso do të intervistojë Bamir Topin, Ilir Metën dhe Mimi Kodhelin

Edhe pse të tria pjesët e programit tashmë janë regjistruar, ende nuk dihen me siguri emrat e të intervistuarve. Fillimisht qarkullonin emrat e liderëve, e në pamundësi, të një përfaqësuesi, të tre forcave politike më të mëdha në Shqipëri: Sali Berisha për PD-në, Ilir Meta për LSI-në dhe Mimi Kodheli për PS-në (Edi Rama nuk kishte pranuar të shkonte). Por burime të tjera, nga kanali Agon, thonë se edhe Berisha nuk ka pranuar, dhe se mes të intervistuarve është ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, kryetar Frymës së re Demokratike.
Politikanët nuk do të vihen përballë njëri tjetrit, secili prej tyre do të ketë një emision të veçantë ku do t’u përgjigjen pyetjeve që do t’u drejtojë D’Urso mbi çështje politike e programin e tyre elektoral, mbi jetën private dhe së fundi do të ballafaqohen me një politikan italian, të të njëjtit krah politik. Për shembull, flitet se për mbrëmjen gjatë të cilës duhet të jetë e ftuar Mimi Kodheli, politikani italian që do të ketë në krah do të jetë Livia Turco e PD-së, ndërsa në krah të Ilir Metës duhet të jetë Stefania Craxi.

